Policia kryen kontrolle në “Postën” serbe në Gorazhdec
Policia e Kosovës bashkë me prokurorinë raportohet të jenë duke kontrolluar zyrën e Postës serbe në fshatin Gorazhdes, shkroi Radio Gorazdevac përmes një postimi në Instagram.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Niqki kontaktuar nga Nacionale nuk mundi të ofrojë detaje rreth aksionit për çka tha se do të ketë komunikatë zyrtare.
Ndërkaq Radio Gorazdevac tha se “Policia ka hyrë në objekt dhe ka pyetur qytetar nëse po tërheqin para nga bankomati”.
“Përballë postës ndodhen automjete të Policisë së Kosovës, prokurorisë, madje edhe një veturë e ekipit të monitorimit të LMT-së italiane që nuk është ndalur”, shkroi media lokale.