Policia kontrollon pesë lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë zjarri
Policia e Kosovës gjatë dy ditëve që lamë pas ka kontrolluar pesë lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.
Gjatë kontrollimit kanë arritur që të sekuestrojnë pesë armë.
“- Dy revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65 mm,
- Një revole të tipit SIG SAUER, e kalibrit 9 mm,
- Një revole të tipit CZ, e kalibrit 9 mm,
- Një revole të tipit CZ, e kalibrit 7.65 mm, si dhe
- Nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.
PK ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.
