Policia kontakton ministrin Murati pasi u gjuajt me miell: Nuk jam lënduar - NACIONALE

Policia kontakton ministrin Murati pasi u gjuajt me miell: Nuk jam lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati u hodh miell nga zyrtarët e PSD-së, Nol Nushi e Zgjim Hyseni.

Sipas policisë, rasti është inicuar si “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Ministri Murati, i pyetur nga policia, ka thënë se nuk është lënduar.

Raporti i plotë i PK-së:

PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

Prishtinë 03.09.2022 – 15:10. Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore.

Lajme të ngjashme