Policia konfiskon një veturë me vlerë mbi 100 mijë euro, ishte në kërkim nga autoritet zvicerane - NACIONALE

Policia konfiskon një veturë me vlerë mbi 100 mijë euro, ishte në kërkim nga autoritet zvicerane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës sot ka konfiskuar një veturë të tipit Mercedes, me vlerë mbi 100 mijë euro, e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane.

PK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ditë më parë ishin njoftuar nga Policia Federale e Zvicrës se një mercedes që ishte në kërkim nga ta, mund të jetë brenda territorit të Kosovës.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit Mercedes e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Republikës së Kosovës. Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit Mercedes (vlera e përafërt mbi 100 000 €) e cila ishte në kërkim në Zvicër.” – thuhet në njoftim.

PK tutje ka nërë të ditur se rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore.

Lajme të ngjashme