Policia jep detaje për therjen me thikë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për therje me thikë në Ferizaj.
Sipas policisë, në këtë rast është lënduar një person.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. 12 Qershori, Ferizaj / 25.01.2025 – 17:00. Viktima mashkull/kosovar ka pësuar lëndime, pasi që në rrethana të panjohura është therrë me thikë. Viktimës është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas hetimeve është arrit të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.