Policia jep detaje për plagosjen në Rrugën B, i dyshuari në arrati
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për plagosjen në Rrugën B, është ende në arrati.
Njoftimi:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Jakov Xoxa, Prishtinë / 23.03.2026 – 20:45. Njësitë policore i janë përgjigjur një rasti për të shtëna me armë zjarri dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën mashkull kosovar i cili ishte i plagosur. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili ndodhet në kërkim policor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.