Policia jep detaje për aksidentin në Pejë, një person i lënduar
Gazeta Nacionale ka raportuar për një aksident në rrugën Pejë-Klinë, saktësisht në fshatin Leshan, në mes të një kamioni dhe një veture.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Nacionale se në këtë aksident është lënduar një person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Nacionalen se i lënduar është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
“Nga ky aksident është lënduar një person. Sipas informacioneve i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.” – ka njoftuar Gashi.