Policia jep detaje: Këmbësori që u godit për vdekje në Vragoli ishte shtetas i Shqipërisë, aksidenti ndodhi nga pakujdesia e shoferit - NACIONALE

Policia jep detaje: Këmbësori që u godit për vdekje në Vragoli ishte shtetas i Shqipërisë, aksidenti ndodhi nga pakujdesia e shoferit

2 orë më parë

nga NACIONALE

Nuk kanë të ndalur aksidentet me fatalitet në rrugët e Kosovës. Edhe një i tillë ka ndodhur në fshatin Vragoli, ku një veturë ka goditur një këmbësor për vdekje, e për këtë policia ka dhënë detaje.

Policia ka dhënë detaje se shoferi, nga pakujdesia, ka goditur këmbësorin, shtetas të Shqipërisë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 24.07.2026 – 03:00. Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën-këmbësor mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme