Policia identifikon të dyshuarin që shkaktoi aksident në Ferizaj dhe u largua nga vendi i ngjarjes - NACIONALE

Policia identifikon të dyshuarin që shkaktoi aksident në Ferizaj dhe u largua nga vendi i ngjarjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e stacionit në Ferizaj ka identifikuar të dyshuarin për një aksident trafiku të ndodhur më 2 korrik në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ku një motoçikletë Gilera goditi një VW Golf për shkak të mosrespektimit të distancës së sigurisë.

“Pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më 8 korrik, ai u identifikua si E.A. dhe u ftua për intervistim.” - njofton Policia.

Ndaj tij janë shqiptuar katër gjoba për kundërvajtje, përfshirë drejtimin pa patentë, me regjistrim të skaduar, largimin nga vendi i aksidentit dhe shkaktimin e aksidentit.

Lajme të ngjashme