Policia gjen fishekë e karikatorë të AK-47 në veri - NACIONALE

Policia gjen fishekë e karikatorë të AK-47 në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njësia patrulluese në Mitrovicën e veriut ka hasur në një çantë krahu, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në çantë janë gjetur shtatë karikatorë dhe 60 fishekë të kalibrit AK-47.

“Mitrovicë Veri / 13.01.2024 – 13:33. Raportohet se njësia patrulluese ka hasur në një çantë krahu në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar: 7 karikatorë dhe 60 fishekë të kalibrit AK-47, dhe rasti është nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme