Policia gjen disa armë të improvizuara në shtëpinë e vrasësit të Shinzo Abe-s
Policia në Nara të Japonisë, ku të premten u qëllua për vdekje ish-kryeministri i këtij shteti, Shinzo Abe, ka thënë në një konferencë se ka konfiskuar disa armë të ngjashme me atë që u përdor në sulm gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit.
Autoritetet thanë para gazetarëve se një task-forcë prej 90 personash është formuar për ta hetuar rastin dhe se vdekja e ish-kryeministrit është konfirmuar në orën 17 e 3 minuta sipas kohës lokale.