Policia e Shqipërisë kap 41-vjeçarin nga Kosova me 13 mijë e 420 euro të padeklaruara - NACIONALE

Policia e Shqipërisë kap 41-vjeçarin nga Kosova me 13 mijë e 420 euro të padeklaruara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në pikën kufitare Morinë, një 41-vjeçari nga Kosova i janë gjetur 13 mijë e 420 euro.

Sipas Policisë së Shqipërisë, shtetasi kosovar me inicialet V.Z. nuk i kishte te deklaruara parat që i posedonte.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V. Z., 41 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13 420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme