“Policia e Serbisë na çoi me kerr të ushtrisë”: Deklarata interesante e Imer Imerit dje në Gjykatë Speciale
Imer Imeri dje dha dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.
Përderisa ai po merrej në pyetje nga avokati i Hashim Thaçit, ai e pranoi se kur i ishte plagosur vëllai i tij, e kishte dërguar në spital me veturë të ushtrisë serbe.
“Policia serbe na kanë çuar me kerr të ushtrisë”, tha ai, raporton Nacionale.
“Sabit Geci të pyeti ty si kalove ti te serbët, si munde ta çoje vëllain në Mitrovicë”, ia bëri pyetjen avokati i Thaçit.
Imer Imeri më pas tha se nuk i kujtohet saktësisht deklarata që e kishte dhënë në EULEX aso kohe.