Policia e Serbisë i arreston dy kosovarë në Merdare - NACIONALE

Policia e Serbisë i arreston dy kosovarë në Merdare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se dy kosovarë janë arrestuar nga policia e Serbisë në kufirin në Merdare.

Sipas Klan Kosova, dy të arrestuarit janë Dervish Maliqi dhe Esat Muçolli.

Ende nuk dihet arsyet e arrestimit të tyre nga ana e Policisë së Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar, vëllai i Dervish Maliqit, Labinot Maliqi.

Po, e kanë arrestuar vëllain dhe dhëndrrin. Ata nuk i kanë marrë policia që janë në Merdare. Kanë ardhur policia nga Beogradi. Kur i pyeta për arsye ata thane i kemi arrestuar “Veç pse janë shqiptarë.” – ka thënë Maliqi.

Ai ka bërë me dije që i ka njoftuar të gjitha institucionet e Kosovës.

I kemi njoftuar policinë, edhe të gjitha institucionet, përfshirë edhe Ambasadën atje.” – theksoi ai.

Lajme të ngjashme