Policia e ndalon veturën me targa të Serbisë, në të ishin tre persona që dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin
Policia e Kosovës ka ndalur një veturë më targa të Serbisë, në të cilën dyshohet se ishin tre persona të cilët e kishin kaluar kufirin ilegalisht.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq.
Rasti është inicuar si “kalim ilegal i kufirit”.
Raporti i plotë:
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Leposaviq. 03.09.2023 – 14:30. Është ndaluar vetura me targa të serbisë, ne te cilën ishin tre persona te cilët dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit rasti procedohet në procedurë të rregullt hetimore.
