Policia e Kosovës: Do të rrisim praninë në veri të vendit - NACIONALE

Policia e Kosovës: Do të rrisim praninë në veri të vendit

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Policia e Kosovës, para pak çastesh ka dalë me një komunikatë, ku ka bërë të ditur se do të rrisë praninë në veri të vendit.

Sipas tyre, ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore.

Veç kësaj, policia ka rikujtuar faktin se në aspektin operacional ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e sigurisë.

"Në aspektin operacional policor, Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend", thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme