Policia arreston tre persona, dyshohen për vjedhje - NACIONALE

Policia arreston tre persona, dyshohen për vjedhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen për dy raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarjet thuhet te ketë ndodhur mbrëmë në lagjen Mati në kryeqytet, ku nga dy vetura të ndryshme, janë vjedhur katër laptopë, dy telefona etj.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ai që ka mundësuar që vetëm disa minuta pas raportimit të rasteve, të identifikohen dhe arrestohen tre personat e dyshuar: – D. M, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, – E.B,, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – A.B,mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.

Ndër të tjera nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja e një vendbanimi ku janë gjetur dhe sekuestruar tre laptopë dhe gjësende të tjera që mund të ndërlidhen me rastet.

Personat e arrestuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rastet të procedohen më tej.”

Lajme të ngjashme