Policia arreston një person të kërkuar në Ferizaj
Në orët e hershme të mëngjesit policët nga stacioni policior në Ferizaj kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore. Gjatë kontrollimit është ndaluar personi G.H 25 vjeçar, i cili ishte në kërkim.
Sipas policisë ky person ishte i kërkuar për veprën penale “Sulmi” me dënim prej 10 ditëve. I njejti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Sulmi’’, me dënim burgimi prej dhjetë (10) ditëve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.