Podujevën për 7 muaj e braktisën 7 mjekë të përgjithshëm
Edhe në komunën e Podujevës përgjatë këtyre muajve të fundit, shumë mjekë e kanë lënë punën duke shkuar për të shërbyer kështu kryesisht në Gjermani,raporton Nacionale.
Kështu po deklaron për Nacionalen, drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu.
“Prej fillimit të vitit 2022 në komunën tonë mbi 7 profesionist shëndetësor kanë braktisur vendet e punës. Të gjithë këta kanë qenë mjekë të përgjithshëm. Ndërkohë i kam edhe dy paralajmërime nga dy mjeke se do ta lëshojnë vendin e punës”, thotë ai.
Por, ai paralajmëron se nëse vazhdohet me këtë trend, atëherë disa sektore në këtë komunë jetike siç janë reparti i gjinekologjisë, rrezikojnë të mbyllen.
“Në QKMF-në ne Podujeve i kemi pasë në punë dy gjinekologe, njëra e ka lënë punën. Për momentin e kemi vetëm një. Nëse kjo e lë punën, atëherë do të detyrohemi që ta mbyllim repartin e maternitetin”, sqaron ai.
E shumë mantel bardhë të tjerë kosovarë përfshirë këtu edhe specialistët e anesteziologjisë po e lënë punën shtetërore, duke preferuar që të punojnë në institucione private apo edhejashtë vendit./Nacionale.com/