Podujevë: Dyshohet se sulmoi djalin e tij, ndalohet për 48 orë - NACIONALE

Podujevë: Dyshohet se sulmoi djalin e tij, ndalohet për 48 orë

11 orë më parë

nga NACIONALE

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Podujevë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 08:00.

I dyshuari dyshohet se e ka goditur viktimën fizikisht dhe me një mjet të fortë. Pas incidentit, ai ka tentuar të hidhej nga kati i dytë i shtëpisë, por veprimi është parandaluar falë ndërhyrjes së njësive relevante policore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Lajme të ngjashme