Podujeva vërshohet pas të reshurave të mëdha të shiut (VIDEO)
Qyteti i Podujevës është vërshuar i tëri pas reshjeve të shiut që kanë rënë në orët e vona të së enjtes.
Në pamjet që ka siguruar Nacionale, shihet se uji ka marrë dhenë dhe se rrugët janë mbuluar të tërat.
Shiu dhe breshëri që ka rënë sot me stuhi, është paralajmëruar edhe instituti hidrometeorologjik, ndërsa Podujeva nuk është komuna e vetme që u përballë me këtë ndryshim.
Më poshtë edhe pamjet pas shiut.