“Po qëndroj i papjekur”: Lushtaku tregon se çfarë i tha Kurti kur ia dërgoi infuzionin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka mbajtur një aktivitet simbolik sot në Kuvendin e Kosovës, kur ia dërgoi kryeministrit Albin Kurti një infuzion.
Krejt kjo, sipas tij që t’i tregojë Qeverisë “se ka nevojë për infuzion”, sidomos pas dorëheqjes së Rifat Latifit, nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Lushtaku ka treguar se çfarë i tha kryeministri Albin Kurti gjatë këtij aktiviteti, ku mes tjerash, e kishte pyetur edhe se “çfarë po tregon?”.
“Kurti u çudit realisht dhe më tha ‘çfarë po tregon me këtë aktivitet’. Thash kryeministër duhesh të piqesh më shumë dhe me marrë përgjegjësinë që ta ka dhënë qytetari, e jo duke pritur në vendosmërinë tënde arrogante, atëherë më tha ‘po qëndroj kështu i papjekur’”, tha Lushtaku për Tëvë1.
