Mergim Lushtaku i "dhuron" infuzion Kurtit - NACIONALE

Mergim Lushtaku i "dhuron" infuzion Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës i ka dhënë një infuzion Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Rreth kësaj, Lushtaku ka thënë se edhe Qeveria, edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion dhe, sipas tij, Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.

Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme