Po e vendoste tritolin në makinën e një personi, i shpërthen në dorë: Humb jetën 24-vjeçari në Elbasan - NACIONALE

Po e vendoste tritolin në makinën e një personi, i shpërthen në dorë: Humb jetën 24-vjeçari në Elbasan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një 24-vjeçar në Elbasan ka ndërruar jetë pasi i ka shpërthyer tritoli që po i vendoste një automjeti tip “Volkswagen”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen Shënkoll të Elbasanit.

Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme të ngjashme