Plagoset me armë zjarri një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Plagoset me armë zjarri një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi me armë zjarri ka plagosur në këmbë një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe më pas ishte larguar me veturë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është inicuar si “vrasje në tentativë”.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Podujevë, 13.08.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe më pas me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të ngjashme