Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut arrin në 39.87% deri në orën 17:00 - NACIONALE

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut arrin në 39.87% deri në orën 17:00

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 39.87 për qind të trupit votues.

Të dhënat zyrtare janë publikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në platformën e tij elektronike, të cilën e ka siguruar Alsat M.

Sipas KSHZ-së, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 1,832,415, të shpërndarë në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin.

Në kryeqytetin Shkup, janë të regjistruar 474,304 votues.

Lajme të ngjashme