Petrit Selimi: Kosova humbëse në Uashington e Bruksel, fitues Putini e Vuçiqi
Ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar lidhur me situatën e fundit në veri.
Ai në tëitter ka shkruar se Kosova nuk po ofron asnjë zgjidhje konkrete, dhe si rezultat Kosova është humbëse. Sipas tij, fitues janë Putin dhe Vuçiq.
Postimi:
Javë e trishtë për Kosovën. Ne ofrojmë zero zgjidhje konkrete se si të lëvizim në dialog. Gjurma jonë diplomatike është zhdukur. Ne zgjodhëm me dëshirë konfrontimin dhe populizmin që ka të bëjë me SHBA, BE dhe NATO.
❌ Humbësit: Kosovë, veri apo jug. Uashington dhe Bruksel.
✅ Fituesit: Putin. Vuçiq.