Petkoviq reagon për thirrjet e Kurtit dhe Sveçlës për targat RKS
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, nuk i kanë pëlqyer thirrjet e kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndaj serbëve për regjistrim të veturave në RKS.
Ai ka thënë se sa herë që Kurti e Svçla publikojnë video, serbët janë më të vendosur që të mos i largojnë targat.
“Sa herë që Kurti dhe i forti i tij Xhelal Svecla publikojnë video, janë më të vendosur në qëllimin e tyre për të mos hequr targat e tyre legale dhe legjitime të lëshuara nga shteti i Serbisë”, ka thënë ai për mediat serbe.
“Tabelat KM nuk mund të jenë të paligjshme, sepse ato lëshohen nga autoritetet e Republikës së Serbisë në përputhje me të gjitha procedurat ligjore në territorin e tyre dhe pranohen kudo në botë. Ajo që është e paligjshme është heqja e targave KS neutrale ndaj statusit nga Prishtina, ndërtimi i bazave ilegale të ROSU-së në veri të krahinës dhe refuzimi për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe për gati dhjetë vjet, që është obligim që e kanë marrë në Bruksel”, ka thënë Petkoviq.
