Petkoviq: Njohja e letërnjoftimeve të Kosovës nuk është njohje e pavarësisë, e kemi bërë për të shmangur konfliktin
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se njohja e letërnjoftimeve të Kosovë nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës
“Qëllimi i vërtetë ishte që të futej një regjim vizash 90-ditore për serbët që jetojnë në Kosovë. Ne e ruajtëm atë që serbët të mos ishin të huaj në tokën e tyre”, ka thënë Petkoviq.
Ai ka pretenduar se tregimi për dokumentin hyrje-dalje “ishte arsyeja për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Prishtinës që të vijë deri te konflikti përfundimtar mes Kosovës dhe serbëve në veri të Kosovës”.
“Ne arritëm ta shtyjmë krizën për një kohë të caktuar, në mënyrë që në fillim të shtatorit të mos ketë trazira, fëmijët të shkojnë të qetë në shkollë. Problem janë ende targat”, ka thënë Petkoviq.