Petkoviq i reagon deklaratës së Kurtit: '' Kryetarët e rinj dhe forcat speciale janë burimi i të gjitha problemeve''
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit, ku Kurti ka thënë se përderisa ‘turma e zemëruar’ është në rrugë duke kërcënuar se do të sulmojnë, forcat speciale duhet të jenë në ndërtesat komunale.
Petkoviq shkroi në rrjetin social ‘’Twitter’’ se Kurtit flamuri serb ia ka ‘’trubulluar mendjen’’, se sipas tij turma e njerëzve nuk është e zemëruar.
‘’Përderisa mjekët serbë, puntorët komunalë, dhe studentët para ndërtesave serbe, i duken Kurtit një ‘’turmë e zemëruar’’, duhet të jetë shkaku se flamuri serb prej 250 metrash ia ka trubulluar mendjen’’- tha Petkoviq.
Ai shtoi se Kurti duhet t'i kujtojë kryetarët e tij, siç i quan Petkoviq ‘’të rremë’’, dhe forcat speciale të inatosura, sepse sipas tij ato janë burimi i të gjitha problemeve.
‘’ Do të ishte më mirë që Kurti t’i kujtojë kryetarët e tij të rremë dhe forcat speciale të inatosura që po i qëllojnë serbët pas shpine, sepse ata janë burimi i të gjitha problemeve’’- shtoi Petkoviq.
Док се од српских лекара, радника општина, студената испред српских објеката Kуртију причињава “бесна руља”, биће да му је 🇷🇸 од 250 метара помутила разум!
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) May 31, 2023
Боље да опозове своје лажне градоначелнике и бесне специјалце који пуцају Србима у леђа јер су они извор свих проблема! https://t.co/2k46MKKHcO pic.twitter.com/Q3JA9NPQoS