Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Policia njofton se dje (21 tetor) rreth orë 10:30 është arrestuar një i dyshuari pasi a ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E një rast tjetër është raportuar në Suharekë, dje rreth orës 12:50 është arrestuar një i dyshuar pasi ai ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Pejë në të njëjtën ditë rreth orës 19: 30 është arrestuar një i dyshuari nën dyshimin se në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Malishevë dje rreth orës 19:00 është arrestuar një person nën dyshimin se ia ka dëmtuar veturën dhe e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.76 promil. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbaj

Kurse në Mitrovicë dje rreth orës 14: 13 është arrestuar një i dyshuar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme