Pesë orë pritje në Merdare, MPB inkurajon qytetarët që të përdorin edhe pikat e tjera kufitare - NACIONALE

Pesë orë pritje në Merdare, MPB inkurajon qytetarët që të përdorin edhe pikat e tjera kufitare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka dal me një reagim pasi që në pikat kufitare, për të dal nga Kosova, janë krijuar kolona të gjata.

Në njoftim nga kjo qendër kanë inkurajuar qytetarët që të përdorin për qarkullim edhe pikat e tjera, për shkak të pritjeve të gjata për të dal nga pika kufitare Merdare.

Ju inkurajojmë që të përdorni edhe PKK tjera për qarkullim për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në PKK Merdarë.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095 ose klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://mpb.rks-gov.net/” – thuhet në njoftim.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar në pikën kufitare Merdare janë krijuar kolona të gjata për të dal nga Kosova, ku pritjet po zgjatin deri në pesë orë.

Lajme të ngjashme