Përurohet shtatorja e Anton Çettës në Prishtinë - NACIONALE

Përurohet shtatorja e Anton Çettës në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot për nderë të festës së 28 nëntori në Kosovës është përuruar shtatorja e Anton Çettës pranë oborrit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një deklarim për Kosovapress, ka thënë se kujtimi i tij i parë për Çetën nuk lidhej as me ndonjë vepër të tij shkrimore.

Kujtimi i imi i parë për profesor Anton Çettën nuk lidhej as me ndonjë vepër të tij shkrimore, por me një detaj shumë të vogël, e që mua më ngjallte shumë kërshëri. Profesor Çetta, në libra mbiemrin e shkruante me dy ‘t”, diçka që mua më ngjante me mbiemrat e kulturave perëndimore, sepse ishte diçka krejt e padëshmuar tjetër kund. Dhe kjo më qonte mua në parafytyrimin se ky njeri duhej të ishte shumë i veçantë”, ka thënë Rama.

Në anën tjetër, Rama u shpreh se jemi njerëz me shumë fat, që Kosova lindi një njeri kaq të madh, ndonëse tha se shtatorja që po përurohet është vepër e skulptorit Agon Qosa.

Ishte fillimi i viteve të 90-ta, zullumet e pushtimet të atëhershme po u trashnin. Për baraspeshë popunonte edhe trashëgimia e lashtë zakonore. Jemi njerëz me shumë fat, që Kosova jonë lindi një njeri kaq të madh. Kjo shtatore që po përurojmë është vepër e skulptorit Agon Qosa”, ka thënë ndër të tjera Rama.

Lajme të ngjashme