Përpos Kievit, shpërthime dëgjohen edhe në Lviv e Kharkiv - NACIONALE

Përpos Kievit, shpërthime dëgjohen edhe në Lviv e Kharkiv

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas raportimeve për shpërthime në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në medie po raportohet se shpërthime janë dëgjuar edhe në dy qytete të tjera të këtij vendi: në qytetin verilindor, Kharkiv, dhe në atë perëndimor, Lviv.

Kryetari i Kharkivit, Igor Terekhov, tha se në qytet ka ndodhur një sulm me raketa dhe se për momentin nuk ka informata për pasojat e mundshme në njerëz.

Sipas tij, për shkak të dëmeve materiale, ka probleme me furnizimin me rrymë. Për shpërthime është raportuar edhe në qytetin verior, Zhytomyr.

Ndërkohë kryetari i qytetit perëndimor ukrainas, Lviv, Andriy Sadovy, ka thënë se shpërthime janë dëgjuar edhe në këtë vendbanim.

“Një pjesë e qytetit është pa rrymë”, shkroi ai në rrjete sociale, duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore.

Shefi i zyrës presidenciale të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, tha se sulmet e Rusisë janë kundërpërgjigje ndaj fjalimit të fuqishëm të Zelensky-t në samitin e Grupit G20.

Lajme të ngjashme