Përplasje mes një veture e një motoçiklete në Kodrën e Trimave - Flasin nga Policia
Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00 në Kodrën e Trimave.
Nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar. Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë përplasje.
Bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” – tha Ahmeti.