Përmbysja e rendit kushtetues, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë për të 27-tën ditë me radhë
Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar protestën para Qeverisë për të kundërshtuar përmbysjen e rendit kushtetues.
Edhe sot deputetët e kësaj partie së bashku me ata të Aleancës kanë dalë te hyrja e Kryeministrisë për të kërkua thirrjen e seancës konstituive.
“Edhe sot, në ditën e 27-të të përmbysjes së rendit kushtetues, PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe përfundimin e krizës shtetërore të shkaktuar nga Albin Kurti. Kaq. Demokraci. E kush është për demokraci, rend kushtetues dhe funksionim normal të shtetit, i presim sot në sallën e Kuvendit, në orën 11:00. PDK do të jetë aty!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.