Përlotet Gani Geci kur flet për Dajakun e Kastratin: Ka pasë me u martu edhe dy javë - NACIONALE

Përlotet Gani Geci kur flet për Dajakun e Kastratin: Ka pasë me u martu edhe dy javë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gani Geci, zyrtar i LDK-së dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka folur në lidhje me dëshminë në Gjykatën Speciale të vëallit të tij, Fadil Gecit.

Geci është treguar emocional në lidhje me sulmin në vitin 2001, ku mbetën të vrarë Besim Dajaku e Bekim Kastrati.

Geci ka përmendur po ashtu komunikatën numër 59 të lëshuar në emër të UÇK-së.

“2001, mu ma kanë nxan pritën, m’i kanë vra dy shokë, më kanë plagu mu, ka shpëtu baci Shani pa plagu. Hej, merreni me mend u vra një djalë që ka pasë me u martu edhe dy javë, Besim Dajaku, që kam flejt me të me një dhomë. U vra Bekim Kastrati, që i ka pasë dy vajza. E këta po më thonë ti nuk bon me kallxu kush t’ka vra, a ata bon me m’vra” – tha Geci në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme