Përleshje për tokë në Sudan, 60 të vrarë e shumë të lënduar
Ministria e Shëndetësisë në Sudan ka bërë të ditur se gatë disa përleshjve te shkaktuara nga një mosmarrëveshje për tokën në jug të vendit, kanë humbur jetën 60 persona.
Është bërë e ditur se dhuna ka shpërthyer midis komuniteteve Berti dhe Haësa në shtetin e Nilit Blu të hënën e kaluar, ndërsa përveç viktimave janë lënduar edhe shumë të tjerë me spitalet që janë duke apeluar për dhurim gjaku.

Për të frenuar dhunën, ministria ka njoftuar se kanë vendosur shtetrrethim gjatë natës. Ndërkohë që përfaqësuesi Special i OKB-së për Sudanin u ka bërë thirrje komuniteteve lokale të përmbahen.