Përleshja me armë në Lupç: Paraburgim për pesë të dyshuarit
U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pesë të arrestuarve për incidentin me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës.
Vendimi është bërë publik sonte.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H, F.H, A.H, F.M dhe B.M për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë dhe secili veç e veç kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H, F.H, A.H, F.M dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, ndërsa refuzohet kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit për të pandehurin B.M, pasi prokurori ka hequr dorë nga kërkesa për caktimin e paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Të plagosur në këtë incident kanë mbetur tre persona, teksa një ka marrë plagë nga thika.