Përfundon telefonata Trump-Putin
Telefonata e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, me Presidentin rus, Vladimir Putin, ka përfunduar, sipas një zyrtari amerikan, raporton BBC.
Sipas zyrtarit amerikan, telefonata zgjati gati dy orë. Ai tha se Trump do të publikojë së shpejti një përmbledhje të bisedës.
Putin thuhet se e përshkroi bisedën me Trump si “të hapur dhe përmbajtësore”.
Mediat ndërkombëtare raportuan gjithashtu se Putin “shprehu qëndrimin e tij mbi armëpushimin gjatë bisedës”.
Më herët gjatë ditës, Trump zhvilloi edhe një telefonatë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sipas presidencës ukrainase.