Digjet tërësisht një veturë, flaka kap edhe një tjetër në Aeroportin e Prishtinës - NACIONALE

Digjet tërësisht një veturë, flaka kap edhe një tjetër në Aeroportin e Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Nacionalen se ngjarja ka ndodhur sot në ora 08:00, në parkingun e aeroportit.

Njëra nga veturat e tipit Mercedes, është djegur tërësisht ndërsa tjetra (Audi) e cila ka qenë e parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo ka bërë të ditur se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme