“Për të marrë fjalën duhet të fishkëllosh”, Musliu thotë se nuk punon aparatura e Kuvendit të Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se aparatura e Kuvendit të Kosovës nuk punon që nga koha kur Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet.
Musliu ka thënë se janë duke u bërë gati tri vite që nuk ka asnjë evidencë se cili deputet si voton, dhe sipas saj as mikrofonat nuk punojnë dhe për të marrë fjalën duhet t’i fishkëllejnë kryetarit të Kuvendit.
Ndër të tjera, ajo ka treguar se në sesionin pranveror kanë kërkuar që aparaturat të rregullohen gjatë pushimit veror, por sipas saj asnjë rregullim nuk ka ndodhur gjatë kësaj kohe.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Musliu i ka dërguar udhëheqëses së seancës, mikrofonin dhe aparaturën në shenjë simbolike.
Postimi i plotë:
Kujt po i kerkojne digjitalizim te teksteve shkollore e digjitalizim te sistemit arsimor???
Po bëhen gati tri vjet që prej se ka ardhe qeveria Kurti dhe aparatura e Kuvendit nuk punon.
Qe gati tri vjet nuk ka asnjë evidencë se cili deputet si voton, mikrofonat nuk punojne, per me e marre fjalen duhet ti fishkellosh kryetarit te Kuvendit
Ne sesioni pranveror kemi kerkuar qe aparatura te rregullohet dhe na është thënë qe do të rregullohet gjat pushimit veror dhe ja ku jemi edhe me keq se memi qene asnje intervenim është bërë salla plenare si stacion treni.
Kjo bëhet me qellim srpse nuk kanë guxim të jenë transparent me popullin për vendimet skandaloze qe i marrin.
Prandaj sot simbolikisht ja dergova mikrofonin dhe aparaturen sinjalistike e votuese udheheqeses se seancës. Kjo qeveri nuk po mund as ti mirëmbaj asetet e Kosovës qe i kanë gjetur kur kanë ardhë në pushtet e lere me të krijojnë diçka te re.
