Bajrami publikon raportin e shpenzimeve për libra nga MASHTI: Kush është keqpërdoruesi këtu?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka publikuar Raportin Vjetor Financiar të 2022 nga Ministria e Financave për Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Bajrami duke u bazuar në këtë raport, ka thënë se MASHTI në vitin 2020 ka shpenzuar 6.3 milionë euro për libra, në vitin 2021 ka shpenzuar 13.4 milionë për libra dhe në vitin 2022 ka shpenzuar 17.6 milionë euro për libra.
Në fund, Bajrami ka pyetur se “kush është keqpërdoruesi këtu?”
Postimi i plotë:
MASHTI:
në vitin 2020 ka shpenzuar 6.3 milionë euro për libra,
në vitin 2021 ka shpenzuar 13.4 milionë euro për libra,
në vitin 2022 ka shpenzuar 17.6 milionë euro për libra,
Kush është keqpërdoruesi këtu?
Të dhënat nga Ministria e Financave, Rapprti Vjetor Financiar për 2022, faqe 25, rreshti i dytë në tabelë.
