Për 'studim' kjo rrugë në Studime të Vushtrrisë - talljet detyrojnë edhe kryetarin të reagojë
Po duket si rrugë njëkahore, por realisht nuk është e tillë.
Në një foto që ka qarkulluar tash e dy ditë në rrjetet sociale, ka detyruar edhe kryetarin e komunës së Vushtrrisë që të reagojë përmes një komenti në rrjetin social "Facebook".
Ferit Idrizi ka thënë se nuk mund të bëjë asgjë për këtë, pasi është projekt i qeverisë së kaluar.

Ndërkaq, siç edhe mund ta shihni në foton e mëposhtme, ajo është tepër e ngushtë, që me siguri se nuk e zë as edhe një veturë të vetme.
Gjithsesi, mbetet të shihet se si do t'ia bëjnë banorët e Studimes, që me siguri se do ta studiojnë gjatë mënyrën se si duhet kaluar nëpër të.