Pejani vodhi një telefon, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje - NACIONALE

Pejani vodhi një telefon, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar në Pejë, i cili po dyshohet se ka vjedhur një telefon.

I njejti telefon, është sekuestruar dhe i është kthyer pronarit.

I dyshuari, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’.

Pejë, 27 shtator 2022

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, rreth orës 18:15, ёshtё informuar se nё rrugёn “Bekim Berisha” ne Pejё, viktimёs iu ёshtё vjedhur njё (1) telefon mobil.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 27.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar, i njëjti dyshohet se e ka vjedhur telefonin mobil dhe e kishte shitur.

Telefoni mobil ёshtё sekuestruar nge hetuesit e stacionit Policor Pejё, dhe i njëjti pas procedurave iu ёshtё kthyer pronarit legjitim.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

Lajme të ngjashme