Peci: Vetëm një kombinim në mes të VV-së dhe PDK-së mundet me i jep Kosovës një president të ri - NACIONALE

Peci: Vetëm një kombinim në mes të VV-së dhe PDK-së mundet me i jep Kosovës një president të ri

1 orë më parë

nga NACIONALE

Analisti Lulzim Peci ka treguar se bashkëpunimi i cilave subjekteve politike mund të sjell zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai ka bërë me dije se vetëm një bashkëpunim në mes të VV-së dhe PDK-së mund t`i sjell Kosovës një president të ri.

Në emisionin “Click” në RTV21, ai ka thënë se VV-ja nuk mundet t`i sulmojë partitë opozitare e pastaj të kërkojë bashkëpunim.

“I vetmi kombinim që mundet me e jep edhe presidentin është me PDK-në, s’ka asnjë tjetër, asnjë kombinim valid nuk ka. Në anën tjetër, LVV-ja nuk mundet me sulmu PDK-në edhe partitë e tjera derisa i thirr me bashkëpunu në takim edhe me i thanë: hajde po merremi vesh me i kriju institucionet”, ka thënë Peci.

Lajme të ngjashme