Peci thumbon Abdixhikun: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt se je zot i saj - NACIONALE

Peci thumbon Abdixhikun: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt se je zot i saj

2 orë më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së, duke thumbuar liderin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun.

Peci, përmes një reagimi, ka thënë se “kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt se je zot i shtëpisë së saj”.

Reagimi i tij vjen pas kundërshtimit të marrëveshjes mes Abdixhikut dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, nga gjashtë deputetë të LDK-së.

Postimi i plotë:

Kur flet ne emer te shtepise, duhet te jesh i sigurt se e perfaqeson ate, pavaresisht se formalisht mund te jesh i zoti i saj. Kjo vlene sidomos, kur je ne negociata e kur njekohesiht brenda saj ekziston nje mase kritike me potencial te madh mospajtimi, si eshte tani rasti me LDK-ne.

Perndryshe, ajo qe synohet te projektohet si “as” ne negociata, mund te shnderrohet shpejt ne dobesi, pasi situata del nga kontrolli, pozicioni negociator gerryhet dhe, ne fund, demtohet edhe vete fuqia politike e partise.

Pavaresisht krejte kesaj, thellesisht jam i bindur se Dr. Bekim Sejdiu eshte kandidat me profilin e duhur per President te Republikes se Kosoves, dhe ate shume pertej aritmetikes se momentit te tanishem politik. Beka me se paku e meriton te kaloj neper krejte kete per shkak te interesave meskine brenda LDK-se dhe luftes per pushtet te brendshem!

Lajme të ngjashme