Peci e befason veten: Publikon një spot elektoral me fermerët që i ka ndihmuar dhe pretendon se u befasua nga fjalët e tyre - NACIONALE

Peci e befason veten: Publikon një spot elektoral me fermerët që i ka ndihmuar dhe pretendon se u befasua nga fjalët e tyre

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vazhduar positmin e videove të çuditshme elektorale.

Se fundi, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një spot elektoral ku fermerët që i ka ndihmuar si ministër i Bujqësisë iu bëjnë thirrjeve qytetarëve të Mitrovicës ta votojnë atë më 12 tetor.

Ndonëse spoti është elektoral, ai pretendon se u befasuar bukur nga vlerësimet e fermerëve.

“Befasi e bukur nga fermerët anë e kënd Kosovës, të cilëve u shërbeva katër vite me radhë në 7 ditë të javës. Janë ata që e dinë ma mirë se kushdo sa përkushtim e dashni kam dhanë për detyrën. Faleminderit për fjalët e zemrës. E përjetshme dashnia për ju. Tani është radha t’i shërbej Mitrovicë”, ka shkruar Peci.

Lajme të ngjashme