PDK-ja e zyrtarizon kandidaturën e Gëzim Krasniqit për kryetar të Malishevës: Malisheva meriton të qeveriset me dinjitet
Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar kandidaturën e Gëzim Krasniqit për kryetar të Komunës së Malishevës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ndihet i nderuar se dega e PDK-së në këtë komunë dhe Kryesia Qendrore e partisë i kanë dhënë mbështetje në garën e 12 tetorit.
Ai ka bërë me dje se Malisheva ka nevojë për ndryshim të qeverisjes.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës, me respektin më të madh dëshiroj të ju njoftoj se jam Kandidat për Kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Ndjehem i nderuar dhe i respektuar nga propozimi dhe mbështetja unanime e Degës së PDK-së në Malishevë si dhe zyrtarizimi në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës. Nevoja e madhe për ndryshim dhe kërkesat e qytetarëve të Malishevës dhe fshatrave të saj për një jetë më të dinjitetshme më motivojnë jashtë mase që të përkushtohem me të gjitha aftësitë e mia për të përmirësuar jetën tonë. Së bashku e bëjmë ndryshimin. Malisheva meriton të qeveriset me dinjitet”, ka shkruar Krasniqi.