Pasi u shërua nga kanceri i gjirit, gruaja e presidentit Asad të Sirisë diagnostikohet me një sëmundje tjetër serioze
Asma al-Assad, bashkëshortja e presidentit sirian, Bashar al-Assad, është diagnostikuar me leukemi, tha presidenca siriane të martën, gati pesë vjet pasi ajo kishte njoftuar se ishte shëruar plotësisht nga kanceri i gjirit, raporton agjencia "Reuters".
Në deklaratë thuhet se zonja e parë, 48 vjeçe, do t’i nënshtrohet një protokolli të posaçëm të trajtimit që do ta kërkojë izolimin e saj dhe se ajo do të tërhiqet nga angazhimet publike si rezultat i këtij trajtimi.
Në gusht të vitit 2019, Asma kishte thënë se ishte shëruar plotësisht nga kanceri i gjirit, për të cilin kishte thënë se e kishte zbuluar herët.
Zonja e parë e udhëheq Trustin e Sirisë për Zhvillim, OJQ e madhe që vepron si organizatë ombrellë për shumë prej operacioneve për ndihma dhe zhvillim në Siri.